Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi është vetëdorëzuar këtë të premte në Policinë e Kosovës, pasi qëndrojë për javë të tëra në arrati.

Sipas të dhënave nga mediat e Kosovës, që citojnë policinë, Stresi është vetëdorëzuar në stacionin e policisë së Pejës, shkruan A2.

Arkimed Lushaj ishte shpallur në kërkim për dhunën që u ushtrua në një lokal nate në këtë qytet ndaj një personazhi të njohur të rrjeteve sociale.

Për këtë ngjarje janë arrestuar gjithashtu dhe Noizy dhe DJ Crax, të cilët tashmë janë lënë të lirë dhe po hetohen për incidentin e dhunshëm që shkaktoi bujë./A2CNN