Shoqërohen në komisariatin e policisë 7 pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan.
A2 CNN mëson se shoqërimi i tyre është bërë për llogari të sektorit të krimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë.
Pedagogët e shoqëruar në polici:
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Gazetarja e A2 CNN në Elbasan, Belinda Ruçaj, raporton pedagogët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke i marrë ryshfet studentëve në këmbim të marrjes së provimit.
Mësohet se kanë qenë studentët e këtij Universiteti ata që kanë denoncuar pedagogët./A2CNN