Ekipi kosovar i Autosporteve të Kosovës tashmë është larguar nga qyteti i Valencia në Spanjë, aty ku kishin mbetur të bllokuar për katër ditë me radhë për shkak se ky qytet ishte përmbytur nga të reshurat e mëdha të shiut.
Ekipi kosovarë Autosporteve të Kosovës tashmë është larguar nga qyteti i Valencia në Spanjë, aty ku kishin mbetur të bllokuar për katër ditë me radhë për shkak se ky qytet ishte përmbytur nga të reshurat e mëdha të shiut.
Nga këto përmbytjet në Spanjë kanë mbetur dhjetëra persona të vdekur, por fatmirësisht ekipi kosovar i përbërë nga 29 persona nuk janë rrezikuar dhe tashmë ata janë nisur drejt qytetit të Barcelonës, dhe nga atje pastaj pritet që të udhëtojnë për në Kosovë.
Kryetari i Federatës së Autosporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi ka konfirmuar për KosovaPress se tashmë ekipi është nisur drejt Barcelonës, duke shtuar se reshjet e mëdha të shiut janë duke vazhduar edhe në këto momente dhe se shpreson që kjo të mos shkaktojë ndonjë problem tjetër./EuroNews