Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dhënë një intervistë për median turke “Hurryet”.
Në intervistë Lavrov foli për raportet e tensionuara Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet e Kremlinit me Perëndimin.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë “në prag të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në intervistën të botuar sot në gazetën turke Hürriyet.
“Nën presidencën aktuale në SHBA, e cila e ka çuar deri në kufi spiralen e rusofobisë në Shtetet e Bashkuara, vendet tona janë në prag të konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak”, tha ai në përgjigje të pyetjejes në lidhje me zgjedhjet amerikane.
“Nuk kemi asnjë preferencë. Në atë kohë, administrata e Donald Trump miratoi numrin më të madh të sanksioneve anti-ruse nga çdo paraardhës i saj”, shtoi ai.
Për ministrin e Jashtëm rus, “nuk ka rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, sepse Rusia nuk mendon se linja anti-ruse e Shteteve të Bashkuara mund të ndryshojë”.
Rusia ka shtuar operacionet e saj të dezinformimit që synojnë fushatën e Zëvendës Presidentes Kamala Harris duke nxjerrë video konspirative, tha Microsoft Group në shtator, duke nxitur shqetësimet për ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet amerikane./Dita