Përmes një postimi në X, kryeministri Rama thekson edhe një herë se aeroporti i Tiranës, ka rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia.

Këtë tetor sipas Ramës aeroporti arriti në 942 mijë pasagjerë, ose 47% më shumë se tetori i vitit 2023.

Ndërkohë deri më tani aeroporti i Tiranës është rritur me 3.2 milion udhëtarë më shumë se sa vitin e shkuar.

'Aeroporti i Tiranës (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia) arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor '24, 47% më shumë nga '23

Në vit, ne jemi rritur me 3.2 MILION udhëtarë përmes TIA

Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë

Ejani vizitoni!'

/Shqiptarja