Sfida mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javën e 12-të të superligës, është mbyllur në barazim 1-1. Edhe pse të kuqtë kryesonin deri në minutën e 95’ falë një goli të shënuar nga Cara që prej minutës së 9’, durrsakët gjetën golin e barazimit në sekondat e fundit të shtesës falë Llocit.

Ky barazim e detyron tashmë Partizanin të ndaj kreun me Vllazninë, duke epërsinë e dy pikëve, që kishte deri më tani.

E ndërsa  Partizani dhe Teuta e mbajtën të ndezur sfidën deri në fund, Dinamo City mundi me një goleadë 5-0 Elbasanin. Skuadrës mike i mjaftuan rreth 10  minuta lojë për të shënuar tre gola e për ta qartësuar situatën dhe për të nxjerr jashtë loje vendasit. Fillimisht në minutën e 23’ shënoi Zabergja. Dy minuta më vonë dyfishoi shifrat Meksi, teksa ishte sërish Zabergja që shënonte golin e tretë në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë, Elbasani nuk arriti të reagoi, por përkundrazi pësoi edhe dy gola të tjerë. Ishte një dopietë e Bregut, në minutat 56’ dhe 78’, që i dhanë formën përfundimtare fitores 5-0 të Dinamo City.  Për ta mbyllur edhe më keq sfidën, mesfushori i Elbasanit Ardit Hila mori dhe karton të kuq në minutën e 91’.

 

Rezultatet e javës së 12-të

 

Klasifikimi pas javës së 12-të

/ata