Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në tremujorin e tretë të këtij viti, portofoli i kredisë arritën në 798.6 miliardë lekë, me një rritje prej 86.7 miliardë lekësh ose 12.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Sipas BSH-së, trendi në rritje i kreditimit i adresohet zhvillimeve pozitive që ka shënuar ekonomia e vendit, me disa qarqe që përjetuan rritje të konsiderueshme të huave.

Referuar statistikave të BSH-së, gjatë kësaj periudhe Lezha është qarku që ka shënuar rritjen më të lartë të kredisë me 16.3 %, ndjekur nga qarku i Tiranës me 14.9 %.

Më pas vjen Durrësi, që e ka zgjeruar portofolin e huave në 47.9 miliardë lekë nga 47.2 miliardë lekë që ishte në tre mujorin e tretë 2023, ndërsa qarqet e tjera si Fieri, Vlora   shënuan respektivisht rritje në nivelet 5.3 % dhe 4 %.

BSH-ja vëren se, huaja për blerje banesash ka rënë në të gjitha qarqet përjashtuar qarkun e Tiranës, ku ka pasur një rritje prej 4.3%. Ndërkohë kredia për konsum ka shënuar rritje në të gjitha qarqet./ata