Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe njëherësh drejtues politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi ka vijuar edhe sot takimet me strukturat e partisë, ku ndalesa e radhës ishte Lushnja.

Bardhi ka hedhur akuza nga qeverisë.

“Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë”, theksoi bardhi në një postim në rrjetet sociale.

“Sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore! Fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Të gjithë së bashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të Lushnjës, qarkut Fier dhe Shqipërisë”, shtoi Bardhi./ata