Nga Samiti i Malit të Zi, ku të pranishëm janë liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama përcolli disa mesazhe. Ai tha se teksa vendet kërkojnë të integrohen, bllokojnë dhe veten.

“Të vish në gjirin legjendar të Kotorit është kënaqësi e madhe. Dua të shpreh entuziazmin mbi atë që po ndodh e dua të falënderon Varhelyi dhe komisionin që ka punuar ngushtë me në duke na ofruar një platformë dialogu të mirëfilltë, një proces ku si zakonisht kemi dëgjuar, or si pak herë edhe komisioni na ka dëgjuar. Është një shembull që tregon çfarë mund të arrihet kur të dy palët dëgjojnë njëri tjetrin.
Progresi gjatë 2 muaj e gjysmë flet vetë. Kmei përgatitur plane individuale të reformave kemi identifikuar nisma që do na çojë drejt tregut të përbashkët rajonal. Dua të cek një sër pikash.
Duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur veten për ta integruar në tregun e përbashkët.
Rajoni ka ardhur koha të jetë pjesë e portofolit dixhital europian. Synojmë të jemi gati në 2027. Presim që komisioni të përfundojë udhërrëfyesin.”, tha Rama./BalkanWeb