Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në Maqedoninë e Veriut bën me dije se ka filluar dhënia e kuponëve për blerjen dhe montimin e kondicionerëve inverter, të destinuar për familjet që plotësojnë kriteret e thirrjes publike, të publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas Programit për inkurajimin e eficencës energjetike në familje për vitin 2024, do të jepen mbi 6000 kuponë për kondicionerë me inverter.
Listat e përfituesve të përzgjedhur, si dhe listat e personave juridikë me të cilët Ministria ka lidhur marrëveshje për realizimin e kuponëve, janë publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit.
Për të sqaruar procesin, konkursi dhe përzgjedhja e përfituesve u menaxhua nga vetë institucioni, që ishte përgjegjës për vlerësimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të qytetarëve që plotësojnë kushtet, njoftoi ministria.
Qytetarët mund të përdorin kuponët për blerjen e kondicionerëve inverter jo më vonë se data 30 nëntor 2024. Pas kësaj date, kuponët e papërdorur do të konsiderohen të pavlefshëm. Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare, ofrohen bono prej 438 eurosh për personat me të ardhura të ulëta, të ardhura deri në 340 euro për personat beqarë, 486 euro për banesat me dy anëtarë dhe 568 euro për shtëpi me tre banorë. Për banesat me katër anëtarë parashihet kupon prej 486 eurosh, ndërsa për ato me pesë apo më shumë banorë 730 euro.
Po ashtu, për konsumatorët jo të cenueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë siguruar bono prej 405 euro, ndërsa për rajonet e tjera 373 euro, njofton Ministria e Energjisë./Scan