Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Mirditë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale M.GJ, 56-vjeç, teksa ishte duke prerë dru në fshatin Gjakëz, i ka rënë aksidentalisht një dru në kokë.
Për shkak të lëndimeve, 56-vjeçari u dërgua me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht humbi jetën rrugës.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit./Tema