Edon Zhegrova mund të ishte bërë lojtar i Romës. Ndodhi në verë, kur Paulo Dybala dukej një hap larg pranimit të ofertës arabe. Mirëpo sulmuesi argjentinas ndryshoi mendje dhe nisi “luftën” me drejtuesit e klubit bardhekuq.

Nëse do ta kishte pranuar ofertë nga Azia, paratë që Roma do të kishte kursyer nga paga e tij do t’i kishte investuar menjëherë te Zhegrova.

Futbollisti dardan dje e çmendi Juan Cabalin në më shumë se një rast, duke e detyruar të ngjitej pas fanellës së tij në pjesën e dytë. Thiago Motta reagoi shpejt duke bërë me shenjë për zëvendësimin e lojtarit bardhezi.

Zhegrova, në fakt, është një emër i kërkuar për të gjitha klubet italiane që u nevojitej një anësor. Atalanta, por edhe Milani para se të merrte Emerson Royal.

Dhe vetë Juventusi, që në fund u fokusua te lojtarë të ndryshëm dhe mbi të gjitha me lëvizjen djathtas të Cambiasos apo futjen e Savonas nga ‘Next Gen’.

Në verë futbollisti e kishte shpjeguar qartë. “Besoj se kam dhënë më të mirën nga vetja në Lille dhe se është koha për të kaluar në një klub më të madh”.

Nuk ka ndodhur, por Zhegrova do të jetë i transferueshëm në verë, vetëm dymbëdhjetë muaj para përfundimit të kontratës./Tema