Komisionin e Posaçëm për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes në proceset demokratike, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj solli një raport për median dhe portalet në vend, ku sipas tij 61 subjekte administrohen nga pronarë rusë dhe iranianë.

“1048 subjekte nga të cilat 497 ishin persona fizikë dhe 516 ishin shpk. Rezultuan 61 subjekte administrohen nga shtetas të huaj”, tha Binaj.

Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe e vuri theksin te pjesa e parave që investohen në mediat online, sidomos në formën e  marketingut.

“Për të gjithë operatorët e huaj një pjesë i keni këtu dua ekstraktet e secilit prej tyre.  Origjinën ruse, iraniane etj që i keni këtu. I dua të detajuara këto. Interesi ynë i dytë janë ata që ofrojnë teknologji. Shqiptarë dhe të huaj që përdoret për mediat. Interesi i tretë janë të gjithë ata që ofrojnë ndërtimin e faqeve online. Dhe interesi i katërt janë kompanitë e marketingut dhe do na i dërgoni ne edhe tatimeve. Shikoj që paska emra domethënës, që nuk kanë deklaruar pronarin përfitues  nga këtë. Sidomos këta rusët mua më pëlqejnë jashtë mase”, ironizoi Braçe./ata