Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ka për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë. Duke folur nga protesta para Bashkisë Tiranë, Balliu thekson se fakti që qytetarët kanë zgjedhur tubimin në vend që të shkonin në plazh, tregon për sinqeritetin e protestës.

“Asnjë qytet tjetër, asnjë protestë tjetër, në asnjë vend të botës nuk mund të ishte edhe në këto kondita, në këtë vapë, në mes të gushtit, që të vazhdojë kjo qëndrese, vërteton këmbënguljen e qytetarëve për largimin e Veliajt. Fakti që sot qytetarët nuk zgjedhin plazhin, por zgjedhin protestën, tregon sinqeritetin e kësaj proteste. Veliaj ka shpresë e tij te pandëshkueshmëria e tij. Por ai duhet të kuptojë, që jo ky Duman, por 2000 mijë Dumani të ketë ai nuk shpëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës.

Një pyetje kam për drejtorët e bashkisë që janë në burg, ‘a ju ka thënë Veliaj, se cfarë ka thënë në SPAK për ju’? ‘a e dini ju pse ju jeni në burg dhe Veliaj që ka marrë copën e madhe është jashtë’? Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, duke arrestuar disa ushtarë mediokër. Unë ju ftoj që ta vazhdojmë këtë qëndresë, përballjen me Veliajn dhe korrupsionin. Në Shqipëri për fatkeqësinë tonë, nuk ka drejtësi, por një pseudo-drejtësi të paguar nga qeveria. Dumani dhe prokurorët që nuk guxojnë të marrin paratë që u vidhen qytetarëve te inceneratori, janë ata që marrin copën e vet,” tha Balliu./Dosja