Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi deklaroi sot kompania synon të ulë nivelin e humbjeve nën 18 % gjatë këtij viti.

Në një intervistë në medie, Karakaçi u shpreh se edhe niveli i arkëtimeve parashikohet në rritje për të shkuar afër 100 %.

“Ne kishim një objektiv që këtë vit të ishim nën nivelin 18 %. Është i rëndësishëm ky target, pasi me këtë janë të lidhura investimet dhe efektet financiare të kompanisë. Sot jemi 4 % më poshtë se 2020. Ka një kombinim faktorësh. Marrin edhe fryte të investimeve. Duhet të theksojmë se puna në terren vijon e pandërprerë, abuzimet, ndërhyrjet e paligjshme dhe çdo element tjetër që ndikon në uljen e humbjeve”, u shpreh ai.

Sipas Karakaçit, OSHEE ka plan investimesh domethënës për periudhën 2025-2026.

Kreu i OSHEE-së informoi se gjatë 9-mujorit, niveli i arkëtimeve është 90 %.

“Synimi është ta kemi deri në fund të 2024 sa më afër 100 përqindëshin”, u shpreh Karakaçi./ata