Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar të mërkurën kandidatin republikan, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Kryeministri Kurti ka shkruar në X se SHBA-ja është një aleat kyç për Kosovën. Kurti thekson se “mezi pret qe të punojë me Trump për përparim dhe paqe”.
“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj në zgjedhje. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.
Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës, dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021. /KosovaPress/