Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i është përgjigjur deputetit Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e akuzoi gjatë fjalës në Parlament se policia e shtetit me urdhër të tij dhe kreut të policisë Ilir Proda u fut në Kuvendin e Shqipërisë.
“Zoti deputet, Bardhi e kam me juve! Në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recidivist, përsëritës dhe gënjeshtar. E dyta, që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia e Shtetit ka bërë detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty, po sillej drejt institucioneve kushtetuese, policia ishte aty dhe mbrojti Kuvendin”, tha ministri Hoxha.
Bardhi vijoi replikën duke akuzuar ministrin Hoxha se është “ushtar i bandave të Durrësit”./ata