Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend, tha se mazhoranca socialiste i ka dënuar deputetët e opozitës pas ligj dhe pa rregullore.
Deputeti e nisi seancën i veshur me uniformë burgu e me pranga në duar, e me një pankartë ku thuhej: “Ndalni dënimet politike”, duke iu referuar dënimit nga gjykata të deputetit Salianji për shpifje në lidhje me dosjen “Babalja”.
Sula doli në foltore dhe deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative i ka hedhur poshtë masat e përjashtimit.
“Si ke mundësi që mund të gënjeni kaq hapur dhe pastër. Thua se vendimi i gjykatës, s’i ka hedhur poshtë masat. I ka hedhur poshtë masat. Na keni dënuar pa ligj pa rregullore, 40 ditë-60 ditë”- tha Sula.
Më tej deputeti i PD-së, hodhi akuza në drejtim të kolegëve socialistë, e tha se gjatë kohës kur qeveriste PD, nuk është dënuar asnjë deputet me më shumë se 10 ditë përjashtim.
“Bushka dhe kolegët e saj marrin vetëm urdhra, na dënuat pa ligj. Jam këtu nga 2005 më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, më gjeni një rast që është dënuar me tepër se 10 ditë. Ku e gjetët ligjin 40 ditë 60 ditë. Më vjen turp për disa që firmosin. Bëhuni njerëz, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e përdorni për letër higjienike. Turp nuk keni ju, e dënuat kolegun tonë pa ligj. Thirrini mendjes, ky është turp si po silleni me 300 forca garde”- u shpreh Sula./ata