Gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kryeminstri Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit Arben Ahmetajn për çështjen e inceneratorëve.
Ai është shprehur duke thënë se Ahmetaj është përgjëgjësi kryesor në aferën e djegësave dhe se ka firmosur për çdo procedurë antiligjore të këtij procesi.
“Arben Ahmetaj është përgjegjësi më kryesor në aferën e djegësave. Ka frimën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe Fierit.
Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe firmë të gjitha procedurat antiligjore në këtë proces.
Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mërtirin dhe Zoton”, tha Berisha.