Liderët evropianë do të marrin pjesë në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë për të diskutuar mbi çështjet globale, përfshirë Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Kryeministri hungarez Viktor Orban do të jetë nikoqir i takimit dhe të pranishmit do të diskutojnë për migrimin e parregullt dhe çështjet që lidhen me sigurinë ekonomike të Evropës.

Zyrtarë nga vendet anëtare të BE-së dhe vende të tjera pritet të diskutojnë mbi marrëdhëniet BE-SHBA, pas fitores së Donald Trumpit në SHBA për një mandat të dytë presidencial.

Pas takimit, Orban dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama do të mbajnë konferencë për media.

EPC u themelua në vitin 2022./aa