Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke e uruar atë për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.
“Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje. Presidenti Erdoğan shprehu dëshirën e tij për të avancuar bashkëpunimin midis Türkiyes dhe SHBA-së në periudhën e re”, thuhet në një njoftim nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.
Ndryshe, kandidati republikan Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA përballë kandidates demokrate Kamala Harris, duke u zgjedhur presidenti i 47-të i SHBA-së./aa