Anija “Libra” e cila kryen transportin e emigrantëve nga Italadrejt Gjadrit, pritet të mbërrijnë të premten, për të sjellë 8 refugjatët e rradhësm në portin e Shëngjinit. Ata janë shpëtuar në jug të ishullit Lampedusa, toka më e afërt e Italisë me kontinenitnafrikan.

Emigrantët janë burra të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta – dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjaderit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

Në 16 tetor mbërritën në Shqipëri 16 emigrantët e parë, ku 4 prej tyre u kthyen pas disa orësh në Itali, pasi ishin të mitur, 2 për shkak të problemeve shëndetësore. Pjesa tjëtër, u dërgua nga kampi në Shëngjin drejt Gjardit, për tu rikthyer pas 3 ditësh prap në Itali. Sipas një Gjykatës së Romës, vendet e origjiniës Egjipit dhe Bangladeshi, nuk bëjnë pjesë tek vendet e sigurta, bazuar në një vendim të Gjykatës së Bashkimit Evropian.

Fill pas këtij vendimi, në Itali pati debate të forta, midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të cilit Qeveria iu përgjigj duke blinduar me ligj listën e “vendeve të sigurta” dhe duke mbajtur në të Egjiptin dhe Bangladeshin.

Opozita në Itali akuzon Melonin se po shpërdoron paratë, pasi vetëm për një emigrant, shpenzimet për ta sjellë në Shqipëri janë rreth 18 mijë euro. Ata kërkuan që Meloni ti paguajë këto para nga xhepat e ministrave të saj.

Një tjetër cështje është ajo e efektivëve dhe financierve italianë janë zhvendosur në qendrat për emigrantët në Gjadër e Shëngjin. Janë rreth 300 punonjës të cilët kanë përfituar rritje rroge,

100 euro shtesë në ditë, pa përfshirë ushqimin, akomodimin dhe biletat e rikthimit në shtëpi.

Sipas të dhënave deri më tani kostoja totale për këto punonjës është rreth 30 mijë euro në ditë ose 900 mijë euro në muaj.

Ndërkohë Meloni duket se do të vijojë me zbatimin e planit. “nuk ka kthim prapa, ne ecim përpara” ka qënë kjo përgjigjja e saj teksa është pyetur nga mediat ne itali, nëse marrëveshja mund të konsiderohet e dështuar.

Sa i takon 8 emigrantëve të rradhës që do të prekin tokën italiane në Shqipëri, udhëtimi i tyre është mbajtur i fshehtë, duke mos ndarë detaje./Dita