Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot fitoren e Presidentes properëndimore të Moldavisë, Maia Sandu, e cila triumfoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.

Në një mesazh të publikuar në profilin e tij zyrtar në platformën X, Presidenti Begaj i uron fitoren Maia Sandu në këtë mandat të dytë si Kryetare e Shtetit, ndërsa konfirmon vijimësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë më Moldavinë, si dy vende të linjëzuara me politikat euroatlantike.

“Ju uroj suksese në drejtimin e Moldavisë në rrugën e saj evropiane. Shqipëria qëndron përkrah Moldavisë!”, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj./ata