Në konferencën për shtyp pas Samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Hungari, Kryeministri i vendit Viktor Orban ka bërë thirrje për liderët europianë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur luftën në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Orban u tregua i qartë dhe i drejtpërdrejtë kur tha se duhet paqe në Europë dhe se për këtë nuk mund të presin gjithmonë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve në SHBA, duhet ta dimë që ka ndryshime madhore. Ramë dakord që duam paqe sa më shpejt të jetë e mundur në Europë. U ra dakord për faktin që Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar sigurinë e saj. Nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë”, tha Orban në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Orban theksoi se në samitin e Komunitetit Politik Europian u ra dakord edhe që BE duhet të jetë më aktive në çështjet që shqetësojnë Europën, një prej të cilave është edhe emigracioni./Dita