Policia bën me dije se është ndaluar E.G, 51-vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit të koduar “Teza”, që u zhvillua rreth një javë më parë.

Ajo u arrestua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën Kufitare të Kontrollit në Rinas.

51-vjeçarja, pedagoge në Universitetin e Elbasanit, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se bashkë me disa kolegë mori para për të kaluar në provime një studente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E.G, 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njoftoi policia./ata