Anija e marinës italiane “Libra” ka mbërritur mëngjesin e së premtes në portin e Shëngjinit.

Në bord janë vetëm 8 emigrantë egjiptianë, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse dhe më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.

Ky është grupi i dytë që mbërrijnë në vend. Grupi i parë prej 16 emigrantësh mbërriti në portin e Shëngjinit më 16 tetor. Por ata u rikthyen sërish në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila kërkonte kthimin e emigrantëve me arsyetimin se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së tyre, janë të pasigurta.

Pas vendimit të gjykatës, qeveria italiane miratoi një dekret. Sipas këtij vendimi, në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantët burra nga vendet të sigurta që kanë pak gjasa për të fituar të drejtën e azilit.

Marrëveshja Shqipëri – Itali, e firmosur nëntorin e vitit të kaluar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni ka nisur sot zbatimin.

Kjo marrëveshje e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për një periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra më larg, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt nga Shqipëria./ata