Nxënësja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Arba Ahmetaj ka fituar çmimin prestigjioz në konkursin “Global AI Changemakers” me projektin “eID”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu solli sot shembullin e Ahmetajt, një nga nxënëset më të spikatura në fushën e teknologjisë.
“Projekti “eID” përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për identifikim elektronik në institucionet arsimore dhe është rezultat i punës së saj dhe ish-maturantit të kësaj shkolle Ted Qamo. Me këtë projekt ekipi u rendit i pari në Shqipëri dhe i shtati në botë”, tha Manastirliu.
Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të mbështesë të gjitha aftësitë digjitale në shkolla duke filluar nga klasa e parë me kodimin e më pas duke e zhvilluar teknologjinë edhe sa i përket zgjerimit të laboratorëve./ata