Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me një zjarr të rënë ditën e sotme në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.
Policia bën me dije se zjarri është shuar, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vatrës së zjarrit në landfill ka qenë “një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve”.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve”- njofton policia.
Grupi hetimor po vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit./ata