Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka inspektur punimet për ndërtimin e pritave përgjatë lumit Devoll. Qëllimi i këtij projekti, nuk është vetëm mbrojtja e tokave, por edhe për t’i hapur rrugë investimeve dhe projekteve të reja, nga të cilat përfitojnë qytetarët.
“Ndërtimi i pritave përgjatë lumit Devoll, një investim prej 96.5 milion lekësh i vjen në ndihmë gjithë qytetit. Ky projekt jo vetëm që mbron tokat nga përmbytjet, por hap rrugën për zhvillimin e projekteve të mëdha, si ndërtimi i unazës perëndimore dhe krijimi i një parku multifunksional për të gjithë qytetarët”, thotë ministri Mazniku.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Konsultativ mes qeverisë dhe pushtetit vendor, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se, ky buxhet do të jetë proporcional tek të gjitha bashkitë e vendit.
“Buxheti vendor total ka një rritje prej 9.3% krahasuar me një vit më parë, që është një rritje më të madhe edhe se rritja ekonomike, edhe se rritja totale e të ardhurave të buxhetit, që do të thotë për qeverinë dhe për mënyrën se si është alokuar buxheti, pushteti vendor është trajtuar si një prioritet”.
Sipas tij, performanca pozitive e bashkive në mbledhjen e të ardhurave i bashkohet sërish mbështetja e qeverisë duke rritur më tej edhe fondin kushtuar pushtetit vendor për vitin që vjen në mënyrë që rritja e pagave për profesionistët edhe në nivel bashkie të mos cenojë kurrsesi sasinë e cilësinë e investimeve që qytetarët presin nga qeverisja vendore.
“Buxheti 2025 mbështet secilën prej 61 bashkive për më shumë punë të mira në komunitetet tona dhe shërbime të standardeve më të larta për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai./ata