Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, rrjeti që ngriti alarmin për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit tha në emisionin Review në Euronews Albania se testimet laboratorike do tregojnë se sa të rrezikshme janë këto mbetje që janë rikthyer në Shqipëri.
- Advertisement -
Ai theksoi se hapi i radhës është marrja e një kampioni të saktë të këtyre mbetjeve që duhen çuar në laboratorë të pavarur ku të përcaktohet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
“Është një lajm i mirë që këto mbetje janë larguar nga deti dhe janë në tokë dhe mund të vijohet me hapat e radhës që duhet të jenë transparente për hapjen e kontejnerëve në sytë e publikut, marrja e kampionëve që duhen çuar në laboratorë të pavarur. Ne kemi kërkuar një prej kampionëve, që është përmbajtja e vërtetë, në mënyrë që të kuptojmë vërtetë çfarë ka pasur brenda atyre kontejnerëve që kanë shkuar deri në Tajlandë dhe janë rikthyer dhe për të kuptuar e nga vijnë këto mbetje, të shkojë te burime dhe të marrin kampionë. Ne jemi të bindur se janë mbetje të rrezikshme nga industria e çelikut, por nuk na është thënë nga prokuroria nëse mund të na jepet një kampion i saktë”, tha ai./EuroNews