Rubin Kazan barazoi 1-1 kundër kryesuesve të Krasnodar për javën e 15-të të elitës së futbollit rus. Protagonist në këtë sfidë edhe Mirlind Daku, me sulmuesin kuqezi që e nisi ndeshjen titullar te vendasit.
Në minutën e 18-të ai asistoi për golin e Cumic, teksa më pas gaboi penalltinë në të 31 minutë, e dyta në pak ditë. Si të mos mjaftonte kjo, Daku gjeti edhe shtyllën.
Në fund 1-1 dhe Rubin mban vendin e shtatë. Minuta në këtë takim edhe për Marvin Çunin. Kujtojmë se Daku është pjesë e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, por mungon përballë Çekisë për shkak të kartonave./Shqiptarja