Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi gjykatës që të shtyjë për rreth 80 ditë dëshminë në rastin kundër tij për korrupsion, duke përmendur preokupimin me konfliktet aktuale në Gaza dhe Liban.
Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, ekipi ligjor i Netanyahut paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Qarkut të Kudsit për të shtyrë dëshminë e tij, duke pretenduar se nuk ka kohë të përgatitet për dëshminë për shkak të zhvillimeve aktuale.
Netanyahu përballet me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Kryeministri izraelit, megjithatë, mohoi çdo akuzë. Netanyahu është paraparë të dëshmojë para gjykatës më 2 dhjetor.
Seanca e parë gjyqësore e rastit për korrupsion kundër Netanyahut u mbajt më 24 maj 2020.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit vitin e kaluar, duke vrarë më shumë se 43.600 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.
Konflikti është përhapur në Liban, ku Izraeli ka nisur sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin në një përshkallëzim nga përleshjet ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gaza./aa