Uragani "Rafael", i cili goditi Kubën me shi të dendur dhe erëra, vazhdon të shkaktojë ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
Zyrtarët e operatorit të rrjetit të energjisë elektrike më parë patën njoftuar se erërat e shkaktuara nga uragani "Rafael", që goditi Kubën, kanë bërë që sistemi i energjisë elektrike të bie në të gjithë vendin.
Në tetor, Kuba u godit nga stuhia "Oscar", e cila shkaktoi vdekjen e 6 personave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në vend.
Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kubë ndodhin shpesh për shkak të keqfunksionimit të termocentraleve.
Sipas raportimeve të mediave, këto probleme po përsëriten për shkak se termocentralet e ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë nuk janë mirëmbajtur në mënyrë adekuate./aa