Ngjarjet ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike i kushtuan ekonomisë globale më shumë se 2 trilionë dollarë dëme në periudhën 2014-2023.

Në raportin e përgatitur nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC), janë shqyrtuar mbi 4 mijë ngjarje ekstreme të motit si reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që kanë ndodhur ndërmjet viteve 2014 dhe 2023.

Sipas raportit, ngjarjet ekstreme të motit i kushtuan botës mbi 2 trilionë dollarë dëme gjatë kësaj periudhe. Ngjarjet ekstreme të motit shkaktuan 451 miliardë dollarë humbje në ekonominë globale vetëm në dy vitet e fundit.

SHBA-ja ishte vendi që pësoi humbjen më të madhe ekonomike në këtë periudhë me rreth 935 miliardë dollarë. Pas saj vjen Kina me 268 miliardë dollarë dhe India me 112 miliardë dollarë.

Vende si Japonia, Gjermania, Australia, Franca dhe Brazili ishin gjithashtu në mesin e 10 vendeve që pësuan më shumë humbje ekonomike. Afro 1.6 miliard njerëz u prekën nga ngjarjet ekstreme të motit që ndodhën në periudhën 2014-2023.

Sekretari i Përgjithshëm i ICC, John Denton tha se: "Të dhënat e 10 viteve të fundit tregojnë se ndryshimi i klimës nuk është problemi i vetëm i së ardhmes". Ai theksoi se efektet ekonomike të ngjarjeve ekstreme të motit ndjehen shumë edhe sot./aa