Izraeli kreu sulm ajror në provincën Homs në pjesën qendrore të Sirisë.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, Izraeli kreu sulm ajror në fshatin Shinshar në jug të Homsit.

Deri më tani nuk është bërë asnjë deklaratë nga Izraeli lidhur me sulmin.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011./aa