Kryemnistri Edi Rama deklaroi sot se “kurrë asnjëherë nuk kemi gjobitur një media”, ndërsa theksoi se gazetarët janë të nënpaguar.

 

Në një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, Rama tha se “shkoni shikoni pagat e gazetarëve dhe shqetësohuni pak më tepër për ta sepse ata janë të nënpaguar dhe paguhen shumë me para në dorë e kështu me radhë ka një problem të madh në këtë përzierje mes lirisë së medias dhe lirisë për të mos vepruar në përputhje me ligjin në emër edhe të qenit edhe pronar i medias”.

 

“Kjo nuk do të tolerohet thoni çfarë të doni është toleruar për një kohë të gjatë dhe ka qenë e gabuar dhe nuk do të ndodhë më. Kjo çështja që gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje të vështira është tërësisht e pavërtetë, gazetarët mund të trajtojnë çdo pyetje që duan. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës, kam ende vraga në kokë kështu që epërsia morale dhe leksione nga gjithkush që e ka një laps e i thotë vetes gazetar nuk i pranoj. Por kemi pikëpamje të ndryshme, por ideja që ti je kryeministër dhe nuk duhet të kesh pikëpamjen tënde dhe kur gazetari mund të ketë çdo lloj pikëpamje dhe ti nuk duhet të thuash atë që mendon kjo nuk është një gjë që unë e pranoj. Ndoshta e kam gabim, sigurisht e kam gabim, sigurisht ju keni të drejtë por kështu është. Shkruani çfarë të doni lapsin e keni ju, por kur flisni me mua dhe kur unë flas me ju mos pretendoni që unë të pranoj çdo lloj gjepure që ju thoni”, nënvizoi Rama.

 

Më tej Rama tha se “ka një stereotip në qoftë se je gazetar mund të thuash çdo gjepur që të shkon në mend, është liri, por nëse je politikan dhe të thuash çdo gjë që do atëherë je i dyshimtë”.

 

“Unë nuk pranoj nga askush epërsi morale. Për asnjë çështje nuk shoh asnjë epërsi morale si të pranueshme. Unë kam përgjigjet e mia, ju keni pyetjet tuaja, unë kam mendimet e mia. Por të thuash që liri e medias është liri për të thënë gjithçka të shkon nëpër mend dhe çdo akuzë që të shkon nëpër mend dhe më pas të thuash që kjo është një gjepur është mungesë e kuptimit të lirisë unë këtë nuk e pranoj”, tha ai.

 

“Ju thoni diçka që është gënjeshtër, organet mediatike gjobiten në Shqipëri, më jepni një shembull. Pronarët e medias të cilët janë pronarë kompanish po ashtu që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal apo pronarë të medias që nuk paguajnë prej vitesh qiranë e objekteve publike që kanë marrë me qira dhe janë në gjyq me qeverinë për mua janë dy gjëra të ndryshme. Është shumë e thjeshtë të thuash që ti do që unë të paguaj qiranë sepse unë jam kritik, ti do që unë të paguaj taksat sepse jam kritik, ti do që unë të paguaj sigurime shoqërore sepse jam kritik, faktet janë ndryshe.

Duhet të paguash sigurimet që nuk e bën, duhet të paguash tatimet që nuk e bën, duhet të paguash qiranë që nuk e bën, duhet të ndërtosh në mënyrë të ligjshme që nuk e bën, atëherë ndjesë për të gjitha këto duhet të përgjigjesh si çdo qytetar tjetër.

Ti nuk ke imunitet në emër të lirisë që të bësh gjithçka do pas ekranit se ajo që bën në ekran është puna jote”, tha Rama.