Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) pretendon se SHBA-ja planifikon të mbajë zgjedhje presidenciale në Ukrainë vitin e ardhshëm për të zëvendësuar presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Në një deklaratë nga SVR janë vlerësuar veprimet e SHBA-së ndaj Ukrainës. Në deklaratë pretendohet se SHBA-ja planifikon të ndërrojë presidentin Zelenskyy në Ukrainë.
 

"Departamenti amerikan i Shtetit po punon mbi opsionet për të ndryshuar qeverinë ukrainase. Washingtoni duke përdorur rrugën legjitime për të eliminuar Zelenskyyn, po vlerëson alternativën për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm në Ukrainë. Kandidatët në zgjedhje do të caktohen në konsultim me SHBA-në", thuhet më tej.

Gjithashtu në deklaratë pretendohet se konsultimet kanë filluar midis aktivistëve në Ukrainë në lidhje me krijimin e një partie të re pro-SHBA.

Në deklaratën ku potencohet edhe situata në Armeni, bëhet e ditur se SHBA-ja po punon për të inkurajuar organizatat properëndimore në Armeni kundër Rusisë ndërsa u nda mendimi se "Washingtoni po e shtyn me këmbëngulje Armeninë të kryejë vetëvrasje"./aa