Ish-ministri Edmond Haxhinasto mesditën e sotme u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Haxhinasto ka mbajtur pozicionin e ish-ministrit të Transportit dhe pozicionin e ish-ministrit të Jashtëm gjatë kohës kur Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS./ata