Kryetari i njësisë administrative Fushë-Kuqe në Kurbin është arrestuar nga policia për shpërdorim detyre, pasi ka tentuar të përfitojë tokë në Lagunën e Patokut.
Policia njofton se si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar K.(F.) M., 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.
Sipas policisë, ndalimi i 55-vjeçarit u kryer pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”./ata