Zv. Kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka nisur nga puna në një tjetër kantier në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Kamëz, për zonat e Frutikulturës dhe Valiasit të Vjetër.
Sipas Ballukut, nga investimi do të përfitojnë ujë të pijshëm dhe pa ndërprerje rreth 13, 000 banorë.
“Ky investim i ri do të sigurojë furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm dhe mbulim të plotë me rrjet kanalizimesh për rreth 13,000 banorë, duke përmirësuar kushtet higjieno-sanitare dhe cilësinë e jetesës”, shkruan Balluku në rrjetet sociale, teksa ndan pamje nga punimet që po kryhen./ata