Ndërtimi i urës së Bilçës në Berat është drejt përfundimit.
Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se, ura shumë shpejt do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e Beratit dhe për banorët e Bilçës, të cilët me hapjen e kësaj ure do të jenë pjesë e lagjes më të re të Beratit e që do t’iu lehtësojë lëvizshmërinë.
Projekti i bashkisë Berat po bëhet realitet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim.
Kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.
Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta./ata