Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Erdoğan dhe Milatoviq u takuan në Baku të Azerbajxhanit në të cilin ndodhen në kuadër të Samitit të Liderëve për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29).
Takimi në ambientet ku zhvillohet samiti u mbajt me dyer të mbyllura për mediat.
Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, kreu i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe disa zyrtarë të të dy vendeve./aa