Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një person shtypi me makinën e tij një grup këmbësorësh në provincën Guangdong të Kinës.

Në deklaratën e njësisë lokale të policisë thuhet se aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në një kompleks sportiv në lagjen qendrore të Xiangzhout.

Personi që drejtoi mjetin e tij tip SUV mbi njerëzit që ecnin jashtë, shkaktoi vdekjen e 35 personave dhe plagosjen e 43 të tjerëve.

Drejtuesi mashkull 68-vjeçar që u kap, emri i të cilit u raportua se ishte Fan Mou, është raportuar se i dyshuari në deklaratën e tij të parë ka thënë se është divorcuar nga gruaja e tij dhe se sulmin e ka kryer për shkak të pakënaqësisë me kushtet e divorcit dhe ndarjes së pasurisë.

Përderisa të plagosurit po trajtohen në spitalet e rajonit, hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Ngjarja ndodhi para shfaqjes ajrore Zhuhai (Airshow China), që fillon sot në qytet./aa