Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit tha se ka të vrarë dhe të plagosur në kurthin e ngritur ndaj 10 ushtarëve izraelitë në rajonin Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se 10 ushtarë izraelitë u hodhën në erë me një shpërthyes të madh në një shtëpi ku ata hynë në lagjen Al-Qassasib në Jabalia.

Në deklaratë bëhet e ditur se në kurthin e ngritur ka të vrarë dhe të plagosur.

Nuk dihet ende nëse ushtarët që humbën jetën në pritë janë apo jo po ata ushtarë që ushtria izraelite njoftoi se janë vrarë sot.

Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm njoftoi se 4 ushtarë të saj humbën jetën gjatë luftimeve me grupet e rezistencës palestineze në veri të Rripit të Gazës.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se 4 ushtarë të saj nga batalioni Samson të brigadës Kfir janë vrarë gjatë përleshjeve në veri të Rripit të Gazës./aa