Gjatë zhvillimit të samitit COP29, në Baku, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi vizitoi Agjencinë për Zhvillimin e Medias së Azejbaxhanit.
Gjatë vizitës, Hysi diskutoi me homologun e tij Ahmad Ysmayilov mbi projektet e përbashkëta në planin afatgjatë, rolin e teknologjisë digjitale në komunikimin publik, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e potencialit turistik të të dyja vendeve.
Në prezencën e Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, dy drejtuesit nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për shkëmbimin e informacionit, praktikave dhe eksperiencave profesionale në fushën e Medias dhe Komunikimit Publik./ata