Kryetari i radhës së OSBE, njëherësh, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg deklaroi sot se

Në një deklaratë të përbashkët për median pas takimit në MEPJ, me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Borg riafirmoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe OSBE-së.

“Gjatë ditëve të fundit kam pasur biseda produktive me partnerët tanë në rajon ku kemi theksuar misionin e rëndësishëm të OSBE-së për të ndërtuar, apo rindërtuar sigurinë dhe stabilitetin nga Vankuveri në Vladivostok”, tha ai.

“Këtu në terren prezenca e OSBE-së në Shqipëria ka qenë një partner i palëkundur në çuarjen përpara të vlerave demokratike në forcimin e institucioneve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut që prej vitit 1997. Puna jonë në të mirë të popullit shqiptar shtrihet në fusha kyçe si sundimi i ligjit, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe liria e medias”, theksoi Borg.

Borg u shpreh se, “përmes nismave që synojnë reformën në gjyqësor, luftën ndaj trafikimit dhe angazhimin e të rinjve po ndërtojmë demokraci më të forta dhe shoqëri më gjithëpërfshirëse”.

Borg theksoi se, “OSBE mbetet e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it dhe në përputhje me rekomandimet e tyre”.

Borg gjithashtu vlerësoi kryesimin e OSBE-së nga ana e Shqipërisë.

“Keni dhënë kontribute të jashtëzakonshme në OSBE, vitin 2020 kur ishit në kryesim të organizatës e duke lundruar nëpër sfida të pashembullta përfshi dhe atë të pandemisë së COVID-19, por pavarësisht këtyre pengesave ishte një kryesim tejet i suksesshme që në fakt forcoi angazhimin tonë në fusha kyçe të organizatës”, tha ai.

“Motoja e kryesisë këtë vit, forcimi i qëndresës dhe rritja e sigurisë reflektojnë vetëdijen e Maltës për mjedisin sfidues ku ne veprojmë”, tha ai.

Po punojmë fort për të siguruar rezistencën e OSBE-së tha ai, teksa shtoi se, “jemi të vendosur që të gjejmë zgjidhej efektive, të qëndrueshme për forcuar aftësinë e organizatës sonë për të vepruar në rrethana të pashembullta dhe kapacitetet e saj për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur dhe të vendosur peizazhit të sigurisë që është në zhvillim gjithmonë”.
Borg inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë ta shfrytëzojë plotësisht ndihmën dhe ekspertizën e OSBE për të çuar përpara objektivat e saj strategjike./ata