Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se për të garantuar barazinë, ata do të marrin masa paraprake kundër vendosjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore nga SHBA në Poloni, duke u shprehur se "kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të penguar potencialin tonë ushtarak".
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskov vlerësoi vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore nga SHBA në Poloni, duke thënë se ky ishte një plan për të penguar potencialin ushtarak të Rusisë dhe se ata do të merrnin masa paraprake kundër kësaj.
"Planet në këtë drejtim vazhdojnë të zbatohen. Ky është forcimi i infrastrukturës ushtarake të SHBA-së në territorin evropian drejt kufijve tanë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të penguar potencialin tonë ushtarak. Sigurisht, kjo çon në marrjen e masave të nevojshme për të garantuar barazi", deklaroi Peskov.
Pasi vlerësoi pretendimet se Izraeli dhe Libani janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje armëpushimi në të cilën Rusia do të luajë një rol ndërmjetësues, Peskov njoftoi se ata po bëjnë çmos për të siguruar një armëpushim.
Zëdhënësi Peskov tha se ushtria ruse, duke vazhduar "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë, kryen sulme kundër elementëve ushtarakë ukrainas./aa