Ushtarët izraelitë vranë një palestinez pasi pretendohet se u përpoq të merrte armën e një ushtari në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas televizionit shtetëror izraelit, ngjarja ka ndodhur në zonën ku ndodhi një aksident trafiku pranë kampit të refugjatëve Al-Arub në jug të Bregut Perëndimor.
Pretendohet se një palestinez në një grup prej rreth 100 personash të mbledhur në zonën ku ndodhi aksidenti u përpoq të merrte armën e një ushtari izraelit.
Thuhet se ushtari izraelit vrau palestinezin që dyshohet se tentoi t'i merrte armën. Bëhet e ditur se ushtria izraelite nisi një hetim për incidentin.
Në lajmin e agjencisë palestineze të lajmeve WAFA thuhet se një person është plagosur rëndë kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve të mbledhur në zonë pas aksidentit të trafikut.
Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ekipet mjekësore kanë trajtuar një palestinez rreth të 40-tave, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në gjoks dhe në dorë.
Një burim nga spitali Al-Ahli në Khalil tha se një person rreth të 40-ave është sjellë në spital me një plagë në gjoks.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa