SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia filluan stërvitje trepalëshe të emërtuar "Freedom Edge" në Detin e Kinës Lindore.
Sipas lajmeve të televizionit shtetëror NHK, Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja trepalëshe e quajtur "Freedom Edge" nisi për herë të dytë pas raundit të parë në qershor.
Në deklaratë thuhet se në stërvitjen në Detin e Kinës Lindore do të marrin pjesë 7 luftanije si dhe avionë luftarakë nga tre shtetet dhe se stërvitja synon të mbështesë paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor.
Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkët ushtarake në fusha të shumta në qershor me qëllim për të "forcuar bashkëpunimin dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor, përfshirë Gadishullin Korean"./aa