Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka diskutuar me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas.

Austin shkëmbeu informacione me ministrin ukrainas për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, si dhe i përsëriti "angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden për rritjen e ndihmës së mbrojtjes" për Kievin.

Austin dhe Umerov diskutuan çështjen e përfshirjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në radhët e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, ndërsa theksuan edhe vendosmërinë e tyre për të mbajtur kontakte të ngushta./aa